profile

Kompani për krijim e platformave digjitale, softuerëve dhe aplikacioneve mobile.

Kush është KodingPro

Ne jemi kompani e specializuar në zhvillimin e software-it, me një përvojë të gjatë në fushën e teknologjive si C#, .NET Core, Angular, Flutter, SQL Server dhe platforma si Ubuntu dhe Windows. Përdorimi i serverëve si Nginx, Kestrel dhe IIS është pjesë integrale e ekspertizës sonë.

Për ne, inovacioni dhe cilësia janë në qendër të çdo projekti. Ne jemi krenarë që kemi pasur besim të madh për të trajtuar projekte shtetërore në Kosovë dhe Shqipëri, duke ofruar zgjidhje të besueshme për nevojat komplekse të klientëve tanë.

Përvoja jonë e gjatë dhe njohuria e thellë në teknologji na lejon të krijojmë aplikacione dhe platforma inovative që përmbushin standardet më të larta të performancës dhe sigurisë. Ekipi ynë përfshin inxhinierë të kualifikuar dhe të pasionuar që janë gati të zgjidhin sfida të mëdha në botën e teknologjisë.

Ne jemi të përkushtuar për partneritetet afatgjata me klientët tanë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe zgjidhje inovative që përmbushin dhe tejkalojnë pritshmëritë. Nëse kërkoni një partner të besueshëm për zhvillimin e projekteve tuaja teknologjike, jemi këtu për t'ju ndihmuar të rrisni vizionin dhe të materializoni idetë tuaja në një realitet digjital të suksesshëm.

Partnerë që na besojnë

sgs
oik
uish
ofk
banner-shape-1
banner-shape-1
object-3d-1
object-3d-2